Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në mënyrë tragjike.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktimat janë të moshave 9 dhe 11 vjeç dhe ndodheshin të pashoqëruara në momentin kur kanë hyrë në det.
Trupat e pajetë të të miturave janë transportuar drejt morgut të Lezhës.
Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se rreth orës 12:50 është marrë sinjalizimi për ngjarjen, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Falë bashkëpunimit me pushuesit e pranishëm në zonë, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



