E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRAGJEDIA NË PUKË/ BASHKIA PRANË FAMILJES, MBULON SHPENZIMET E CEREMONISË MORTORE TË 2 VIKTIMAVE
Lajme

TRAGJEDIA NË PUKË/ BASHKIA PRANË FAMILJES, MBULON SHPENZIMET E CEREMONISË MORTORE TË 2 VIKTIMAVE

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj ka shkuar pranë familjes e cila u përball orët e para të mëngjesit me nje tragjedi ku si pasojë e zjarrit humbën jetën prindërit e 4 fëmijeve.

Gjonaj i ka ofruar të gjithë mbështetjen personale dhe institucionale familjes për të përballuar dhimbjen e madhe si dhe për rindërtimin e banesës.

Kreu i bashkisë ka urdhëruar që shpenzimet e ceremonisë mortore për dy bashkëshortët të mbulohen nga ana e bashkisë, ndërkohë që ka kërkuar përkujdesje shëndetësore për dy të moshuarit, pasi kanë probleme kronike.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë natës së kaluar në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg, njësia administrative Rrape.

Pasojat e zjarrit  që përfshiu banesën kanë qenë fatale, pasi kanë humbur jeten bashkëshortët Petrit dhe Dava Ndoj.
Fatmirësisht kanë mundur të shpëtojne 4 fëmijët, më i madhi prej tyre 12 vjeç dhe 2 gjyshërit.

56691294_838155103187111_6769094597114068992_n.jpg56514023_838155129853775_5849701017125388288_n.jpg56533692_838155146520440_2242345310766497792_n.jpg56922693_838155166520438_5084925847475847168_n.jpg56368765_838155193187102_5405210316176883712_n.jpg56514023_838155129853775_5849701017125388288_n (1).jpg

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.