E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TRAGJIKE! 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në dhomën e gjumit
Lajme

TRAGJIKE! 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në dhomën e gjumit

Një ngjarje tragjike ka goditur komunitetin shqiptar në Provincën e Pistoias, ku 19-vjeçari Flavio Saraçi u gjet i pajetë në dhomën e tij. Ngjarja ndodhi të premten, kur vëllai i tij hyri në dhomë dhe e gjeti të rrëzuar përtokë, pa shenja jete.

Vdekja e Flavios ka qenë krejt e papritur, pasi i riu ishte aktiv në sporte dhe nuk kishte probleme shëndetësore. Kjo është humbja e dytë e rëndë që trondit fshatin Masotti, në Serravalle Pistoiese, brenda pak ditësh, pas aksidentit fatal që la të vdekur 17-vjeçarin Matteo Duçeschi.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00, dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë, duke e dërguar Flavion në Spitalin San Jacopo, ku mjekët mundën vetëm të konfirmonin vdekjen. Prindërit e tij mbeten të shokuar nga kjo humbje e parakohshme.

Flavio kishte përfunduar shkollën e mesme në Institutin Filippo Pacini në Pistoia dhe përshkruhej nga njohësit si një djalë i gjatë, atletik dhe me një karakter të qetë. Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes, duke hedhur dritë mbi këtë tragjedi të papritur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.