E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike! 49-vjeçari gjendet i varur në burgun e Reçit
Lajme

Tragjike! 49-vjeçari gjendet i varur në burgun e Reçit

Agron Llapushi, i dënuar me 24 vite e 4 muaj burg për vrasjen e bashkëshortes së tij, është gjetur pa shenja jete në ambientet e burgut.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në burgun e Reçit, ku një i dënuar i ka dhënë fund jetës.

Shtetasi Agron Llapushi, 49 vjeç, është gjetur i varur me litar në ambientet e dusheve të institucionit të vuajtjes së dënimit.

Llapushi ishte duke vuajtur një dënim prej 24 vitesh e 4 muaj burg, pasi ishte shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Alketa Llapushi, ngjarje e ndodhur në vitin 2015.

Kishte shumë pak kontakte me familjarët

Sipas të dhënave të raportuara, 49-vjeçari kishte pasur shumë pak takime me familjarët apo të afërmit gjatë viteve të qëndrimit në burg.

Ai rezulton të ketë pasur vetëm dy takime gjatë gjithë kësaj periudhe. I pari është zhvilluar në vitin 2023, rreth tetë vite pas dënimit, ndërsa takimi i dytë është zhvilluar në vitin 2025.

Për pjesën tjetër të periudhës së vuajtjes së dënimit, Llapushi nuk është vizituar nga familjarë apo të afërm.

Ngjarja është tashmë objekt i verifikimeve përkatëse për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.