E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike! Burri vret gruan dhe më pas veten në Roskovec
Lajme

Tragjike! Burri vret gruan dhe më pas veten në Roskovec

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të martë fshatin Kuman, në Roskovec, ku një çift i moshuar ka humbur jetën në rrethana tragjike brenda banesës së tyre.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 14:30, shtetasi Shefit Rrapaj, rreth 80 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri (pushkë) bashkëshorten e tij, Dashuri Rrapaj, rreth 75 vjeçe.

Pas krimit, i moshuari dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke përdorur të njëjtën armë, duke i dhënë fund jetës në vendngjarje.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vend kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë akt ekstrem.

Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur brenda ambienteve të banesës së çiftit, ndërsa hetimet vijojnë për të kuptuar motivet dhe dinamikën e plotë të kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin lokal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.