E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike/ Vrasje e trefishtë në sy të 2-vjeçares, autori i merr jetën nuses së djalit, gruas së tij dhe vetes
Bota

Tragjike/ Vrasje e trefishtë në sy të 2-vjeçares, autori i merr jetën nuses së djalit, gruas së tij dhe vetes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë, ku një person ka vrarë nusen e djalit, bashkëshorten  tij dhe më pas edhe veten.

Mediat kosovare shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në sy të një vajze të vogël, vetëm 2 vjeçe, e cila dyshohet se ka qenë mbesa e autorit të krimit të trefishtë.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ndërsa policia ende nuk ka bërë me dije rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Gazeta “Express” shkruan se autori i krimit është shtetasi me inicialet H.K, i njohur edhe më parë nga organet e policisë, pasi rreth një vit më herët, ai kishte tentuar sërisht të vriste bashkëshorten e tij.

Nga informacionet e para thuhet se autori vuante nga çrregullime mendore, ndërsa ditën e sotme dyshohet se kishte blerë edhe armën e krimit.

Policia e Kosovës është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes së tronditi Prishtinën.

57456852_845935425754999_8996146538656825344_n-600x36057595581_648007858994182_5595199302617006080_n-1-600x360 (1)57909038_2379327142124199_2348856518272614400_n-1-448x360

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.