E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trajneri ndërron jetë duke festuar golin
Publik News

Trajneri ndërron jetë duke festuar golin

Egjipt- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin egjiptian. Trajneri i skuadrës Al Majd, Adham El Selhdar ndërroi jetë në minutat e fundit të sfidës.

Ekipi i drejtuar nga ai po luante ndaj Al Zarqa dhe shënuan golin e fitores në minutat e fundit të ndeshjes. Gjatë festimit tekniku 53 vjecar nuk e përmbajti entuziazmin, por ky entuziazëm u kthye shumë shpejt në tragjedi.

El Selhdar pësoi një atak në zemër që i kushtoi rëndë dhe pavarësisht tentativave të mjekëve nuk arritën ta shpëtonin teksa vdiq gjatë rrugës për në spital.

53 vjecari kishte një përvojë 20 vjecare në trajnimin e skuadrave, teksa eksperienca e tij e parë filloi me skuadrën Goldi ku ishte pjesë e stafit teknik, ndërsa më shumë kohë në krye të një klubi kaloi te Ismaily ku dha kontributin e tij të vyer për tre sezone.

Ngjarje të tilla janë një këmbanë alarmi në futboll, teksa El Sehdar nuk është personi i parë që përjeton një tragjedi të tillë në fushën e lojës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.