Trashëgimi e rrezikshme/ Mbetje provash bërthamore në afërsi të Parist
Banorët e Villeparisis kërkojnë sqarime nga shteti francez, sepse kjo zonë mund të jetë e ndotur me mbetje radioaktive bërthamore.
Rreth 20 kilometra larg Parisit gjendet kazerma Vaujours, në poligonin e së cilës ushtria franceze ka bërë në vitet 1950 të ashtuquajturat “eksperimente bërthamore miniaturë”. E gjithë zona e kazermës është e ndotur prej mbetjeve radioaktive. Tani sipërmarrja Placoplatre, e cila prodhon material ndërtimi do të nxjerrë në këtë zonë gips. Para dhënies së koncesionit Agjencia Franceze e Energjisë Atomike ka kryer të ashtuquajturin “dekontaminim” të kësaj sipërfaqeje. Kjo do të thotë që nga territori i kazermës janë hequr disa shtresa toke dhe pas kësaj autoritetet e kanë shpallur terrenin si “të pastër”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



