E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trashëgimtarët e “mbretit të mobilierisë” marrin “qindarka” nga pasuria prej 61.5 miliardë euro
Lajme

Trashëgimtarët e “mbretit të mobilierisë” marrin “qindarka” nga pasuria prej 61.5 miliardë euro

Analistët e Bloomberg raportojnë se shumica e pasurisë së miliarderit Ingvar Kamprad nuk do të shkojnë tek fëmijët e tij pasi shumica e dyqaneve të IKEA janë në pronësi të Fondacionit Stichting Ingka – një organizatë holandeze.

Biznesmeni 91-vjeçari, i cili vdiq muajin e kaluar kishte tre djem dhe një vajzë të adoptuar.

Ai ishte një nga njerëzit më të pasur në botë falë suksesit të perandorisë së tij dhe u rendit i teti ndër miliarderët me një pasuri prej rreth 61.5 miliardë euro.

Kamprad ishte babai i një vajze të adoptuar Annika dhe tre djemve nga martesa e tij e parë dhe tre djemve – Pjetri, Jonas dhe Mathias – nga martesa e tij e dytë.

Fondacioni është themeluar nga Kamprad në vitet 1980 me qëllimin të dhurojë fonde për bamirësi e të mbështesë inovacionin në dizajn dhe nuk është nën kontrollin e familjes së tij.

Ai është në fakt i kontrolluar nga Fondacioni Interogo i bazuar në Lihtenshtejn dhe dega e saj, Inter IKEA është françaiz me kompaninë mëmë IKEA global.

Familjarët e miliarderit janë pjesë e Këshillit Mbikëqyrës të grupit dhe luajnë një rol të vogël.

Bloomberg raporton se fondacioni në thelb zotëron gjithçka dhe familja Kamprad nuk lejohet të posedojë ndonjë aksion.

Struktura unike dhe e komplikuar e kompanisë u krijua për të siguruar mbijetesën afatgjatë të IKEA-s. Struktura gjithashtu e bën të pamundur që çdo individ – madje një trashëgimtar i drejtpërdrejtë – të marrë kontrollin e kompanisë me vdekjen e Kampradit.

Ndërsa anëtarët e familjes së Kamprad nuk do të kenë ndonjë kontroll mbi kompaninë IKEA, ata ende do të marrin pagesa modeste nga grupi Ikano, i cili vlen miliarda.

Grupi Ikano është në pronësi të familjes dhe një numër i bizneseve financiare, të pasurive të paluajtshme, të prodhimit dhe të shitjes me pakicë veprojnë nën të.

Ingvar Kamprad themeloi kompaninë suedeze të mobiljeve në 1943 kur ai ishte vetëm 17 vjeç dhe shiti kopje të tryezës së kuzhinës së dajës së tij, Ernst.

Kamprad mori idenë e mobilieve të paketueshme kur ai po përpiqej për të futur një tavolinë në një makinë dhe shoku i tij i sugjeroi që të çmontonte këmbët e saj.

Kompania është sot një nga më të mëdhatë në botë me më shumë se 300 dyqane në 28 vende. Kamprad dha dorëheqjen nga bordi në vitin 2013 kur ai ishte 87 vjeç dhe vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij të Smallandit muajin e kaluar, në moshën 91 vjeçare.

Pavarësisht pasurisë së tij të pabesueshme, sipërmarrësi enigmatik u përshkrua si “i dhimbshëm” dhe “i pahijshëm”, dhe u kritikua ashpër për shmangien e taksave dhe lidhjet e tij me nazistët.

Suedezi koprac udhëtonte me avion në klasin ekonomik, qëndroi në hotele të lira, makina e tij ishte një Volvo që e kishte në pronësi prej 20 vjetësh dhe vishej me rroba të blera në dyqanet e dorës së dytë.

Ai nuk i kushtonte shumë rëndësi asaj çfarë njerëzit mendonin për të dhe ishte i vendosur, madje krenar, për mënyrën e tij të jetesës.

Ndërsa mos shpenzimet e shumta të parave e bënin atë famëkeq në mbarë botën, lidhjet e tij me nazistët çuan në një goditje më serioze të reputacionit të tij.

Gjyshja gjermane e Ingvar ishte “një admiruese e madhe e Hitlerit” dhe, në vitin 1994, doli se Ingvar kishte një miqësi të ngushtë me politikanin pro-nazist Per Engdahl në adoleshencën e tij dhe në fillim të njëzetave.

Udhëheqësi i lëvizjes fashistë neo-suedeze ishte edhe një prej të ftuarve në dasmën e Ingvar me gruan e parë Kerstin Wadling në vitin 1950.

Ingvar më vonë e përshkroi atë kohë si “gabimi më i madh i jetës sime” dhe madje i shkroi një letër punonjësve të tij duke u kërkuar falje atyre

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.