E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tre ditë para zgjedhjeve, ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca takim me Komisionerin Shtetëror Ilirjan Celibashi
Publik News

Tre ditë para zgjedhjeve, ambasadorët Yuri Kim e Luigi Soreca takim me Komisionerin Shtetëror Ilirjan Celibashi

soreca

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca zhvilluan këtë të enjte një takim në zyrën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në lidhje me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një deklaratë për mediat, Luihi Soreca tha: “Ne kemi ardhur për të diskutuar me komsionierin Velibashi situatën e përgatitjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Komisioneri na tregoi për situatën deri tani përgatitjet, po ashtu na foli dhe për përgatitjet për identifikimin biometrik dhe votimin e numërmin elektronik.
Gjërat janë pothajse gati e komisioneri ka besim se cdo gjë do jetë gati për ditën e zgjedhjeve.

Në aspekt shumë i rëndësishëm ka qenë edukimi i votuesve e zgjedhësve është bërë në mënyurë shukë të mirë e përgëzojmë komisionierin e zyrën e tij për punën e plotë që kanë bërë për këtë cështje do vazhdojmë të bëjmë deklarata të tilla mbështetëse.”

Ambasadori i BE kishte dhe një mesazh për votuesit shqiptarë kur tha:

“Nga tani apelojmë gjithë qytetarët shqiptarë të votojnë, të ushtrojnë të drejtën e tyre, sepse është e ardhmja e tyre. Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme dhe BE po ju ndjek në të 60 bashkitë e Shqipërisë. Ajo cfarë ndodh në Tiranë dhe në Shqipëri, do jetë e rëndësishme për BE, Shqipëria është një vend kandidat.

Është e rëndësishme se çfarë do të ndodhë ditën e dielë në Shqipëri” theksoi Soreca.

Fjalën e fundit Soreca tha se e kishte për partitë politike.

“Fjala ime e fundit është për partitë politike, për të theksuar atë thirrje që kemi bërë gjithmonë për vëtëpërmbajtje dhe të shmangni gjuhën e urrejtjes gjuhën konlfiktuale. Ndaj dilni e votoni në veçanti të rinjtë’ – tha Soreca.

Ndërsa Komisionieri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha:

“Pata një takim shumë të mirë me ambasadoren Kim e ambasadorin Soreca në lidhje me përgatitjet e procesit zgjedhor të 25 prillit, i informova mbi gjithë masat që KQZ ka marë në kuadër të këtij procesi, theksuam rëndësinë e këtij procesi zgjedhor dhe të cilësisë së përgatitjes së këtij procesi nga ana e KQZ.

Trajtuam të gjithë aspektet përgatitore të këtij procesi për të parë qartësisht cilësinë e këtyre përgatitjeve e për të konfirmuar dhe nga ana ime çfarë KQZ ka bërë në këtë proces, shkon e gjitha në interes së votuesve e garancisë absolute të integritetit të këtij procesi”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.