Tre efektivë të policisë, u lënduan gjatë protestës
Gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, tre punonjës të Policisë së Shtetit mbetën të lënduar nga hedhja e lëndëve piroteknike nga protestuesit. Një prej efektiveve ka pësuar dëmtime në sy, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në fytyrë dhe dorë. Të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendësdrejtori i Rendit vizituan të lënduarit në Spitalin e Traumës, duke garantuar mbështetje të plotë mjekësore.
Ndërkohë, Policia e Shtetit ka nisur hetimet për identifikimin e personave përgjegjës, duke analizuar pamjet filmike dhe provat e mbledhura në vendngjarje. Autorët do të përballen me ndjekje penale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



