E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tri shqiptare fituan në Finlandë
Publik News

Tri shqiptare fituan në Finlandë

Funda Demiri

Ndër më shumë se një dyzinë e kandidatëve shqiptarë që konkuruan në këto zgjedhje vetëm tre prej tyre mundën të marrin një vend në këshillat komunalë. Të treja fitueset i takojnë spektrit të majtë të politikës dhe janë të angazhuara aktivisht në partitë tyre ku bëjnë pjesë.

Funda Demiri e Partisë Aleanca e Majtë do të jetë anëtare e Këshillit të qytetit të Vantaa-s, pjesë e metropolit të Helsinkit. Demiri është 22 vjeçe dhe e përcakton veten si feministe. Ajo jeton në Martinlaakso dhe punon në administratën e qytetit të Vantaa-s. Me profesion, është infermiere, e specializuar në shëndetin mendor dhe për trajtimin e pacientëve të droguar.

1

Dedikimi i saj për natyrën, artin dhe komunitetin, angazhimi kundra racizmit dhe përjashtimit, si edhe përfaqësimi dinjitoz që i bën të rinjve ne vendimmarrje e ka bërë të spikatë ndër kandidatët e tjerë dhe të marrë një mbështetje të madhe. Ajo ka fituar  371 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e shkuara, ose 554 në total.

Studentja Brigita Krasniqi ështe fituese në Tampere me 415 vota. Ajo është një nga presidentet e Forumit Rinor të Partisë së Gjelbërt dhe e përcakton veten si feministe, ambjentaliste dhe e angazhuar kundër diskriminimit. Në qytetin e saj, e majta shënoi humbjen e kryebashkiakut me një diferencë të ngushtë prej 26 votash.

2

Fituesja e tretë është Albana Mustafi në komunën e Kemi-t në veriperëndim të Finlandës. Ajo grumbulloi 155 vota ose 68 vota më shumë se në zgjedhjet e shkuara. Partia Aleanca e Majtë, ku ajo bën pjesë humbi bastionin e saj në Kemi.

3

Kandidatët e Kokoomus, Sadri Beqiri dhe Xhemajl Jashanica, përkatësht në qytetet Turku dhe në Vantaa kanë mundur të përzgjidhen si këshilltarë rezervë, pavarësisht se nuk dolën fitues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.