E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritan Kalo jep disa faktorë për ndryshimin e kurbës së të prekurve me koronavirus
Publik News

Tritan Kalo jep disa faktorë për ndryshimin e kurbës së të prekurve me koronavirus

Doktor Tritan Kalo thotë se dy janë arsyet që në Shqipëri kanë përcaktuar mbajtjen nën kontroll të situatës.

“Numri i rasteve pozitive ka të bëjë me disa faktorë. Së pari, shtrirjen e testimeve në vatrat e reja të personave të kontaktit ose të rrethit të parë ose të dytë, ka të bëjë me numrin e përgjithshëm të testimeve, pozitivitetin e tyre. Si rregull në botë nga numri i përgjithshëm i testimeve pozitiviteti varion midis 8 dhe 12 %. Ne jemi afërsisht tek 11%, duke pasur parasysh totalin e 7409 testimeve dhe pozitive deri më sot kanë rezultuar 7306.”

Efiçencën e rasteve  që rezultojnë pozitiv në popullatë mjeku Kalo thotë se e përcaktojnë dy elementë të rëndësishëm. Ai thotë se aktualisht vendi ynë është në shifra relativisht të ulëta, ç’ka ka çuar në mirëmenaxhimin e situatës nga bluzat e bardha.

“Shtimi i numrit të shtrimeve në spital dhe mbi të gjitha shtimi i të sëmurëve që trajtohen në terapi intensive. Fatmirësisht numri i të shtruarve në spital është në shifra relativisht të ulëta dhe numri i të trajtuarve me terapi intensive kurrë si ka kapërcyer kapacitetet këtyre reparteve në vlerën 50-60% të tyre, çka e bën të mundshme të mirëmenaxhohen rastet e ardhura në spital”, tha Kalo për TvKlan.

Sipas doktor Kalos evolucioni i rasteve nga 8 marsi kur u shënua  edhe i prekuri i parë me Covid-19 në vendin tonë ka qenë një kurbë në formë M-je. Mjeku infeksionist sqaron se për pasjen e kësaj kurbe në nivele mirëmenaxhuese u deshën masat shtrënguese dhe kufizimi i lëvizjes së popullsisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.