E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritol servisit të celularëve në Tiranë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd
Lajme

Tritol servisit të celularëve në Tiranë, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shpërthimin e tritolit në një servis telefonash në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 në rrugën ‘Thoma Goxhaj’. Dyqani mesohet se  është në pronësi të Olsi Isufit.

Ky i fundit, ka pohuar se pasi ka rënë alarmi në dyqan ka kuptuar se diçka ka ndodhur në biznesin e tij. Ai mësohet se ka shkuar në mesnatë në polici ku ka dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërsa ka pohuar se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk dyshon te asnjë njeri.

Dyqani është i pajisur me kamera sigurie dhe ka filmuar gjithë momentin, si dhe autorin e ngjarjes. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.