E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tritoli në banesën e shefit të krimeve, flet babai i tij: Nuk kemi konflikte, ka ndodhur për shkak të detyrës
Lajme

Tritoli në banesën e shefit të krimeve, flet babai i tij: Nuk kemi konflikte, ka ndodhur për shkak të detyrës

Në shtëpinë e shefit të krimeve në Policinë e Shkodrës, Pëllumb Shpatit, natën e sotme ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli, teksa kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje. Për mediat këtë paradite ka folur babai i shefit të krimeve, Gjergj Shpati.

Ai tregon se në shtëpinë me tre kate jetojnë po aq familje dhe kanë qenë të pranishëm 17 anëtarë në orët e para të mëngjesit, kur ndodhi ngjarja.

Ai tregon se ka dëme të konsiderueshme materiale, teksa në lidhje me shkakun e vënies së kësaj sasie tritoli, Gjergji është shprehur se familja nuk kanë konflikte me askënd dhe me shumë mundësi mund të ketë ardhur për shkak të detyrës së djalit të tij.

Ishim 17 vetë. Tre familje deri në kat të tretë. Ishte i fuqishëm. Ka shkatërruar çfarë ka qenë. Ka dëme në dritare, dyer, fasada, makina. Nuk e di se pse ka ndodhur. Kam qenë në gjumë. Mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës, sepse ne nuk kemi ngatërresa me askënd. Nuk i kam borxh kujt. Kërkojmë që shteti të bëjë punën dhe të hetojë”, ka thënë babai i Pëllumb Shpatit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.