E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Triumfon filmi “Oppenheimer” në  “Oscar 2024”
Lajme

Triumfon filmi “Oppenheimer” në “Oscar 2024”

Filmi “Oppenheimer” është fituesi i madh i “Oscar”-it të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy.

Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu çmimin për aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, po ashtu montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.

Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”.

Çmimi për aktoren më të mirë në rol dytësor i shkon yllit të “The Holdovers”, Da’Vine Joy Randolph.

“Barbie”, filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar, mori vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas. Dyshja performuan “live”, ashtu si edhe aktori Ryan Gosling.

Është një natë historike për disa, pasi Ukraina fitoi “Oscar”-in e parë me dokumentarin më të mirë “20 Days in Mariupol”, dhe Britania e Madhe fitoni çmimin për filmin më të mirë ndërkombëtar për “The Zone of Interest”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.