E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trondit Donald Tump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja
Bota

Trondit Donald Tump: Kemi gati ilaçin që kthen njerëzit nga vdekja

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen, duke sugjeruar një zhvillim potencialisht revolucionar në fushën e mjekësisë.

Gjatë një konference për shtyp nga Zyra Ovale, ai u shpreh se SHBA ndodhet shumë pranë zbulimit të një medikamenti që, sipas tij, mund të ndalojë vdekjen tek njerëzit. Sipas Trump, ky ilaç është ende në fazë testimi, por ka dhënë tashmë disa rezultate konkrete që konsiderohen premtuese.

Ai theksoi se efektiviteti i medikamentit është vërejtur në raste specifike, duke sjellë një shembull të fortë për të ilustruar pretendimin e tij:

“E dimë se ky ilaç funksionon, sepse ne kemi marrë njerëz që kishin vdekur. Kishim një person të cilit i ishin bërë ritet e fundit, iku, fëmijët po qanin etj dhe ia dhamë këtë ilaç. Dhe personi u përmirësua. Funksionon. Tek disa të tjerë nuk do të funksionojë, por mësojmë shpejt”, deklaroi ai.

Megjithatë, ai pranoi se ilaçi nuk jep rezultate të njëjta tek të gjithë pacientët, duke theksuar se procesi i testimit vazhdon dhe se po nxirren mësime të shpejta nga çdo rast i trajtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.