Trondit Elton Tozaj: Adrian Hila ka video intime me 12 artiste!
Deklarata të forta janë bërë publike këtë të martë nga Elton Tozaj, i cili përmes rrjeteve sociale ka hedhur akuza dhe pretendime në drejtim të kompozitorit dhe producentit shqiptar Adrian Hila.
Në disa postime të publikuara në Instagram, Tozaj pretendon se disponon materiale filmike të regjistruara në një ambient që ai e përshkruan si studio muzikore. Sipas deklarimeve të tij, në këto pamje Adrian Hila do të shfaqej në momente intime me persona të tjerë të njohur të skenës shqiptare.
Tozaj pretendon gjithashtu se disa prej këtyre materialeve janë shpërndarë privatisht në rrjete sociale, ndërsa deri më tani, sipas tij, videot nuk janë bërë publike.
Në vijim të postimeve, ai ka përmendur edhe emra të këngëtareve, duke zgjeruar akuzat që ka bërë në mënyrë publike në Instagram. Pretendimet e publikuara prej tij nuk janë të shoqëruara në këtë moment me materiale të bëra publike që mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Një tjetër element i deklaratave të Tozajt ka qenë krahasimi që ai ka bërë mes Adrian Hilës dhe biznesmenit Ergys Agasi.
“Dmth arti qenka më keq se politika! Adrian Hila qenka Ergys Agasi i artit!”, ka shkruar Tozaj në një prej reagimeve të tij.
Në një tjetër postim, ai ka paralajmëruar se publikimet e tij nuk do të ndalen me kaq, duke pretenduar se në ditët në vijim mund të bëjë publike materiale të tjera.
“Të gjithë e dimë që jam me kokë në trastë dhe në fije të perit! E di, e pres edhe sulmin që do të më bëhet shumë shpejt, por dua t’ju siguroj që pas kaq kohësh që e bërtas këtë fenomen, pavarësisht të gjithë asaj që më pret, unë nuk do të heq dorë!”, shkruan ai.
Më tej, Tozaj pretendon se materialet e lidhura me Adrian Hilën janë vetëm pjesa e parë e një serie publikimesh që ai paralajmëron.
“E nëse mendoni që Adi ishte maksimumi, ju siguroj që jo! Adi Hila qe vetëm fillimi i një marrëzie që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë! Së shpejti me të tjera materiale shumë herë më të forta dhe me personazhe që do të shokoheni akoma më shumë!”, vijon reagimi i tij.
Deri në këtë fazë, bëhet fjalë për deklarata dhe pretendime të publikuara nga Elton Tozaj në rrjetet sociale. Materialet që ai pretendon se disponon nuk janë bërë publike në mënyrë që pretendimet të mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



