E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tronditet Athina/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i kronikës së zezë. Si u gjet i pajetë dhe dyshimet e para mbi krimin
Publik News

Tronditet Athina/ Ekzekutohet me 6 plumba gazetari i kronikës së zezë. Si u gjet i pajetë dhe dyshimet e para mbi krimin

Një vrasje ka tronditur sot Athinën, ku është ekzekutuar me armë zjarri një gazetar.  

athina.1

 

Mediat greke raportojnë se Jorgos Karaivaz, u qëllua 6 plumba ndërkohë që po kthehej në shtëpi, rreth orës 14:00 të pasdites.

Autorët i zunë pritë dhe e qëlluan disa herë. Reporteri i u gjet i pajetë pranë makinës që ishte parkuar pranë banesës në zonën e Alimos. Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja.

Reporteri i ndjerë ishte një emër i njohur i medias greke, ku mbulonte prej vitesh ngjarjet e kronikës së zezë dhe krimit në “Star TV”.

Dyshohet se pas krimit të kryer me pistoletë silenciator fshihen dy persona, njëri prej të cilëve ishte i veshur me rroba ushtarake.

Pista që ai të jetë ekzekutuar me pistoletë silenciator përforcohet edhe nga fakti që fqinjët nuk kanë dëgjuar krisma.

Policia është vënë në kërkim të autorëve të dyshuar, që ia kanë mbathur nga skena e krimit duke u larguar me motor. Efektivët po kqyrin kamerat e sigurisë në zonë dhe po marrin në pyetje njerëz që mund të kenë informacione mbi ngjarjen.

fotgazetar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.