Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme.
Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, ku është përplasur mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.Dushaj, banues në fshatin Dushaj.
Mësohet se F.Dushaj, udhëtonte me vëllanë dhe dy pasagjerë të tjerë.
Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen Mand Dushaj, 64 vjeç, banues në fshatin Dushaj, pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz.
Gjithashtu janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.Dushaj, rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç pasagjer.
Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



