E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tropojë/ Del fotoja e autorit të krimit horror, ja si nisi konflikti
Lajme

Tropojë/ Del fotoja e autorit të krimit horror, ja si nisi konflikti

Ka dalë fotoja e autorit të krimit në Tropojë ku mbeti viktimë një 24 vjeçarë dhe u plagosën rëndë disa të tjerë.

Kjo është  foto e autorit të ngjarjes që është identifikuar nga policia si shtetasi Sajmir Sadik Gjini.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Adrian Kuka (Pepkolaj), ndërsa të plagosur rëndë shtetasit Shkëlzen Kuka dhe Valmir Kuka (Pepkolaj).

Mësohet se konflikti ka qenë i mbartur mes autorit dhe njërit nga të plagosurit, Valmirit.

Autori i ngjarjes, sapo ka pikasur në lokal tre të rinjtë, është futur brenda lokalit. Fillimisht ka kërkuar t’i ulin zërin televizorit të lokalit për të provokuar konfliktin. E pikërisht këtu ka nisur edhe sherri.

Ndërsa dyshohet se autori nuk ka qenë vetëm, por i shoqëruar edhe me persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.