Truku që po tmerron shoferët, si po vidhen makinat me 50 euro
Bandat kriminale në Europë po gjejnë mënyra gjithnjë e më të sofistikuara për të shpërqendruar drejtuesit dhe për të vjedhur sende, madje edhe vetë automjetet. Një nga taktikat më të përhapura së fundmi është vendosja e një kartmonedhe (zakonisht 50 €) mbi xhamin e përparmë të makinës, një gjest i thjeshtë që mund të sjell pasoja të rënda.
Si funksionon truku
Në thelb, skenari është i njëjtë, dikush vendos në mënyrë të dukshme një kartmonedhë në xhamin përpara, në shenjë që drejtuesi ta vërë re. Kur shoferi zbritet ose hap dritaret për të kontrolluar situatën, ose për të marrë kartmonedhën, vjen momenti i shpërqendrimit. Në pak sekonda, hajdutët mund të:
-
marrin sende me vlerë nga brenda automjetit (p.sh. çanta, telefona, dokumente),
-
shfrytëzojnë derën e hapur apo dritaren për të futur dorën dhe nxjerrë sende,
-
ose, në raste më ekstreme, të hipin vetë në makinë dhe të largohen.
Edhe nëse kartmonedha rezulton e rreme, vetë akti i shpërqendrimit mjafton që grabitësit të veprojnë brenda disa sekondash.
Ku është shfaqur metoda
Ky fenomen është raportuar në disa vende evropiane dhe ka nxitur reagime nga autoritetet vendore. Në vende ku është përhapur më shumë, policia ka publikuar udhëzime se si duhet vepruar për të shmangur pasojat më të rënda.
Si të mbroheni? Këshilla praktike për shoferët
Për të minimizuar rrezikun, ekspertët dhe autoritetet rekomandojnë disa masa të thjeshta por efektive:
-
Mos u zbrisni për të kontrolluar kartmonedhat ose objektet që shihni në xhamin e përparmë.
-
Mbani dyert të kyçura dhe dritaret të mbyllura derisa të jeni në një vend të sigurt.
-
Nëse shihni diçka mbi xham, fotografoni (nga brenda, pa dalë) dhe njoftoni policinë.
-
Mos e ndiqni ose provoni të kapni autorët; lëvizjet impulsive rrezikojnë shëndetin.
-
Mos lini gjëra të dukshme në sediljet e makinës që të tërheqin vëmendjen (çanta, pajisje elektronike, kartela).
-
Nëse dyshoni për rrezik të menjëhershëm, largohuni me makinë në një vend të ndriçuar dhe të populluar ose telefononi 112/Policinë lokale.
Pse kjo taktike funksionon
Ajo që e bën efektive këtë metodë është se bazohet në një reagim njerëzor të natyrshëm: kur shohim para një gjë të pazakontë (si një kartmonedhë mbi xham), instikti na thërret të verifikojmë. Kanë mjaftuar disa sekonda shpërqendrimi që grabitësit të përfitojnë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



