E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump bën publik urdhrin drastik për emigrantët, ja çfarë pasojash do të kenë ata që kalojnë kufirin ilegalisht
Bota

Trump bën publik urdhrin drastik për emigrantët, ja çfarë pasojash do të kenë ata që kalojnë kufirin ilegalisht

Donald Trump ka sugjeruar se ushtarët amerikanë mund të hapin zjarr në mbi emigrantëve që i afrohen Amerikës dhe hedhin gurë.

Gjatë një fjalimi nga Shtëpia e Bardhë, Trump nuk pranoi të përjashtonte mundësinë e trupave të vendosura në kufi dhe të qëllonte mbi njerëzit që kalonin në vend ilegalisht.

“Nëse e gjuajnë me gur ushtrinë tonë, ne do të kundërveprojmë. I kam thënë trupave ushtarake që ta konsiderojnë gurin si një pushkë. Po të hedhin gurë siç bënë ndaj ushtarëve dhe policëve meksikanë, ta dinë se ne do i konsiderojmë si armë”, ishte kjo deklarata e TRUMP

Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara tani e tutje nuk do u japin më azil njerëzve që nuk kanë kaluar fillimisht nga një postë kufitare e shtetit, ndërsa ata që kapen në kufi do të mbahen në kampe deri sa të ekstradohen ose kur kërkesat e tyre të jenë shqyrtuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.