E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump-Harris: 267 me 216 vota elektorale!
Lajme

Trump-Harris: 267 me 216 vota elektorale!

Miliona amerikanë shkuan në qendrat e votimit të martën për të zgjedhur presidentin që do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme.

Donald fiton në Pensilvania e Xhorxhia, një hap larg Shtëpisë së Bardhë, pritet të mbajë fjalim! Republikanët fitojnë edhe Senatin

Votuesit amerikanë duket se do të  rikthejnë në Shtëpinë e Bardhë ish Presidentin Donald Trump, i cili humbi zgjedhjet në vitin 2020.

Demokratja Harris dhe republikani Trump ndodhen përballë një prej garave më të ngushta presidenciale në dekada. Fituesi i zgjedhjeve e fillon mandatin katërvjeçar në janar të vitit 2025. Ndërsa numërimi i votave vijon ende, kanë dalë rezultatet e para në disa prej shteteve.

Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpallur President i SHBA, kundrejt 216 të Kamala Harris e cila është afruar ndjeshëm orët e fundit, sipas rezultateve paraprake. Trump kryeson bindshëm në Florida, Georgia, Virginia, Ohajo dhe ka arritur të përmbysë shifrat në Texas. Ndërsa Harris dominoi në fillim në dy prej shteteve që konsideroheshin vendimtare në garën presidenciale, Pennsylvania dhe Michigan, mirëpo kur ishin numëruar rreth 60% e votave, Donald Trump arriti të kthejë shifrat në avantazhin e tij. Harris fitoi në shtete si California, Ilinois, New York, Colorado, Washington, New Jersey si dhe arriti të përmbysë Virginian kur po numëroheshin votat e fundit. Miliona amerikanë votuan të martën e 5 nëntorit 2024, për të vendosur nëse zv/presidentja Kamala Harris ose ish-presidenti Donald Trump do të jetë “shefi” i ri i Shtëpisë së Bardhë. Kandidati që të shpallet fitues i zgjedhjeve presidenciale duhet të sigurojë 270 vota elektorale.

Minutë pas minute nga zgjedhjet në SHBA     

Ora 06:42- Trump “rrëmben” edhe një tjetër shtet kyç, konfirmohet fitorja në Xhorxhia

Donald Trump ka siguruar fitoren edhe në shtetin e Xhorxhias sipas CNN, një tjetër pikë e rëndësishme në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Pasi siguroi Karolinën e Veriut, Trump merr kështu edhe 16 votat e kolegjit që i përkasin Xhorxhias.

Sakaq, gara mbetet ende e hapur në shtetet e tjera të rëndësishme si Pensilvania, Michigan, Wisconsin, Arizona dhe Nevada.

Ora 06:17- Republikanët fitojnë Senatin, sigurojnë 51 vendet që u duhen

Republikanët fitojnë edhe Senatin. Sipas projeksioneve të FOX, por edhe të mediave të tjera prestigjioze amerikane, ata kanë siguruar 51 vendet që u duhen, teksa mund të marrin edhe më tepër pasi procesi vijon.

Partia Republikane do të mbajë të paktën 51 vende, të mjaftueshme për një shumicë të plotë.

Ora 05:20 Harris i “rrëmben” Trumpit Virginian?
Kandidatja demokrate, Kamala Harris ka kaluar në avantazh në Virginia. Shteti i Virginia ka 13 vota elektorale. Kamala Harris numëron deri tani 216 vota, kundrejt 232 të Donald Trump.

Virginia

Ora 05:10 Votat elektorale për Kamala Harris dhe Donald Trump sipas shteteve

Kamala Harris
Main- 4
Massachusetts- 11
Vermont- 3
Rhode Island- 4
Connecticut- 7
New Jersey- 14
New Hampshire-4
Maryland-10
District of Columbia-3
Illinois-19
Delaware- 3
California – 54
Colorado – 10
New York – 28
Virginia – 13 ?

Donald Trump
Florida- 30
South Carolina- 9
Alabama- 9
Mississippi- 6
Tennessee- 11
Kentacky- 8
West Virginia- 4
Indiana- 11
Missouri- 10
Oklahoma- 7
Arkansas- 6
Texas – 40
Pennsylvania – 19 ?
Michigan – 15 ?

Ora 05.00 Trump rrëmben 230 vota elektorale
Nënpresidentja Harris ka siguruar tashmë 187 vota elektorale, ndërsa ish-Presidenti Trump 230. Duhen të paktën 270 vota për të fituar presidencën.

Ora 04:40 Trump përmbys edhe Michiganin, kandidati republikan thellon diferencën
Garë interesante dhe me mjaft të papritura po zhvillohet në Michigan mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Kandidati republikan ka nisur epërsinë edhe në këtë shtet të konsideruar të lëkundur, pasi më herët përmbysi rezultatin në Pennsylvania. Donald Trump kryeson me 211 vota elektorale, kundrejt 117 të Kamala Harris, sipas rezultateve paraprake.

Michigan

 

Ora 04.00 Kamala Harris kryesoi nga fillimi, Donald Trump përmbys rezultatin në Pennsylvania
Kandidati republikan për president të SHBA, Donald Trump ka përmbysur rezultatin në shtetin e lëkundur të Pennsylvania. Në këtë shtet prej fillimit të numërimit dhe deri kur ishin numëruar rreth 60% e votave kryesonte Kamala Harris. Mirëpo surpriza ndodh nga ky moment. Donald Trump merr kryesimin. Pennsylvania konsiderohej si një nga shtetet vendimtare të garës presidenciale amerikane.

Pennsilvania
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.