E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump: Ndihem më i fuqishëm se kurrë, dua t’ju puth të gjithëve
Publik News

Trump: Ndihem më i fuqishëm se kurrë, dua t’ju puth të gjithëve

 Trump kërcen para mbështetësve Presidenti i SHBA-së, Trump, bëri një shfaqje energjike në tubimin e tij të parë të fushatës që pas daljes nga spitali ku u mjekua për Covid-19, duke shpërndarë puthje ‘të mëdha’ për të pranishmit dhe duke e mbyllur tubimin duke kërcyer nën tingujt e këngës ‘YMCA’ nga Village People.

“E kalova, tani ata thonë se jam imun – ndihem kaq i fuqishëm.” – i tha Trump një turme mbështetësish në Sanford, Florida të hënën në mbrëmje, duke iu referuar shërimit të tij nga koronavirusi në fillim të këtij muaji.

“Unë do të hyj mes jush. Do të eci atje, do i puth të gjithë në audiencë. Unë do të puth djemtë dhe gratë e bukura dhe të gjithë. Thjesht do të të bëj një puthje të madhe dhe të fuqishme.” – dëgjohet të thotë Trump në një video të publikuar nga takimi.

Disa orë para tubimit, mjeku i Trump, Dr. Sean Conley, njoftoi se presidenti kishte dalë negativ për Covid-19 për të disatën ditë radhazi.

Para përfundimit të tubimit, Trump e udhëhoqi turmën në një rutinë kërcimi të këngës ‘YMCA ’të Village People.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.