Trump shpall JD Vance zv.presidentin e ardhshëm të SHBA: Ishte zgjedhja e duhur
Donald Trump ka shpallur fitoren, ndonëse nuk ka përfunduar ende numërimi i votave.
Ai falënderoi bashkëshorten e tij Melania, duke e quajtur atë Zonjën e Parë.
“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer,” thotë ai, duke shtuar se “punon shumë për të ndihmuar njerëzit”.
Gjithashtu Trump faldederoi “fëmijët e tij të mrekullueshëm”, duke i përmendur secilin prej tyre teksa qëndrojnë në skenë me të.
Gjatë fjalimit të tij në Florida, Donald Trump ka përgëzuar njeriun që ai thotë se do të jetë zëvendëspresidenti i ardhshëm i SHBA, JD Vance.

Trump ka deklaruar fitoren edhe pse republikanët nuk janë shpallur ende fituesit e këtyre zgjedhjeve.
Trump i kërkoi Vance t’i drejtohej turmës së mbështetësve, ku ky i fundit e përshkroi fushatën e ish-presidentit si “kthimin më të madh politik ndonjëherë”.
Donald Trumo deklaroi se Vance ishte zgjedhja e duhur.
Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka mbajtur fjalimin e fitores në skenën e përgatitur në Florida, ku e pranishme ka qenë dhe familja e tij.
Trump ka falënderuar zgjedhësit e tij, bashkëshorten Melania, fëmijët, ka kujtuar babain dhe vjehrrën e tij.
“Njerëz të jashtëzakonshëm janë pranë meje. E bënë udhëtimin me mua dhe ne do ju bëjmë shumë të lumtur dhe krenarë për votën tuaj. Shpresoj që kur të ktheni kokën pas të thoni ishte një moment shumë i rëndësishëm.
Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm. Kemi marrë kontrollin e senatit. Gara për senat në Nevada, Ohio, Michigan, Pensilvani, janë fituar të gjitha nga lëvizja Maga. Në këto raste ka qenë një garë shumë e fortë, fitoret për senat ishin të mrekullueshme.
Është mrekulli të shikosh këto fitore, nuk e prisnim, dua tju falënderoj të gjithëve. Do të mbajmë dhe kontrollin e Dhomës së Përfaqësueve gjithashtu. Dua të falënderoj Mike Johnson. Dua të falënderoj gruan time të bukur zonjën Melania, e cila ka librin më të shitur në vendin tonë. Ka bërë një punë të mrekullueshme, dua ta falënderoj.
Dua të falënderoj të gjithë familjen time, fëmijët e mi të mrekullueshëm. Faleminderit për ndihmën që më keni dhënë.
Babai im na mungon gjithashtu dhe nëna e Melanias, ajo do të ishte shumë e lumtur në këtë skenë. Ishte një grua e mrekullueshme, e bukur si brenda dhe jashtë. Dua të përgëzoj zv.presidentin e SHBA-ve J. D. Vance dhe gruan e tij të mrekullueshme”, tha Trump, teksa i dha fjalën më tej zv.Presidentit J.D.Vance.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



