E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump takim me liderët arabë dhe myslimanë në New York
Bota

Trump takim me liderët arabë dhe myslimanë në New York

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zhvilloi një takim të posaçëm me liderët e botës arabe dhe myslimane në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në New York.

Takimi, që u cilësua nga vetë Trump si “më i rëndësishmi deri më tani”, kishte në fokus fundin e luftës në Gaza dhe ndërtimin e një marrëveshjeje paqeje afatgjatë.

“Ne duam ta përfundojmë luftën në Gaza. Do ta përfundojmë. Ndoshta mund ta përfundojmë menjëherë,” – tha presidenti amerikan gjatë një deklarate për gazetarët, duke theksuar angazhimin e SHBA për të ndërmjetësuar në krizën e Lindjes së Mesme.

Në tryezën e diskutimeve morën pjesë liderët e disa vendeve kyçe si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Egjipti, Jordania, Turqia, Indonezia dhe Pakistani.

Palët u zotuan për të bashkëpunuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për Gazën, duke e konsideruar këtë një hap të domosdoshëm për stabilitetin rajonal dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.