Çfarë vendosi trupa gjykuese në Dhomën e Këshillimit për fatin e vulës së PD
Trupa gjykuese është tërhequr në Dhomën e Këshillimit për të marrë vendim për vulën e PD-së.
Togat e zeza kanë vendosur të rezervojnë të drejtën për t’u shprehur në fund të gjykimit në lidhje me kërkesat paraprake të palëve.
Gjykata e Apelit pasi u kthye nga dhoma e këshillimit vendosi që për kërkesën mbi legjitimimin e palës tjetër në këtë proces, të shprehet në fund pasi të dëgjojë palët.
Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi në nisje të seancës për vulën e Partisë Demokratike mos pranim të ankimit të Enkelejd Alibeajt.
Pjesë nga diskutimi:
Gjyqtarja: A ka kërkesë paraprake tha gjykata?
Ivi Kaso përfaqësues i Berishës: Kërkojmë mos pranim të ankimit të Enkelejd Alibeaj. Nëse gjykata e gjykon të arsyeshme, momenti kohor që paraqitet kjo kërkesë.
Rezart Kthupi, përfaqësues i Bashës: Nëse doni të dëgjoni vendimin e gjykatës së lartë është shprehur në mënyrë eksplicite duke konstatuar se gjykata e apelit se jemi në kushtet e një pale, palë është subjekti Partia Demokratike që është subjekt juridik, në rastin e personit juridik përfaqësimi i tij bëhet nga organet, në rastin konkret jemi në kushtet në vijimësi të ushtrimit të kryetarit të partisë, me autorizim apo në vetë të parë fillimisht nga Basha dhe më pas nga Alibeaj. Ajo që pretendohet është pavlefshmëria e momentit kur autorizimi është lëshuar. Thelbi i gjykimit nuk është se kush është pala, por kush ka tagrat e përfaqësimit të palës.
Apeli bashkë me çështjen përfundimtare do ti japë zgjidhje edhe kërkesës paraprake të palëve.
“Vendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojmë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën e bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje, në vendimin përfundimtar”, u tha në qëndrimin e palës gjykuese.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Rithemelit, Ivi Kaso kërkoi rrëzimin e ankimimit të Enkelejd Alibeajt, pra lënien në fuqi të vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri dhe njohjen e vendimeve të Kuvendit Kombëtar të PD-së të datës 11 Dhjetor 2021.
Ndërkohë përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike zyrtare, Rezart Kthupi ka pretenduar se kërkesa e palës tjetër nuk është e mbeshtetur në ligj dhe kërkoi rrëzimin e saj.
Të pranishëm në seancën gjyqësore në Apel nga PD e Rithemelimit janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj, Albana Vokshi, Luciano Boci, Luan Baci dhe Elda Hoti. Ndërsa përfaqësues ligjor janë Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso.
Ndërsa grupi i Bashës përfaqësohet nga anëtari i Kryesisë Endri Hasa, ndërsa avokatë janë Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi.
Trupa gjykuese që do përcaktojë fatin e partisë më të madhe opozitare në vend, përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro.
Çështja për vulën e Partisë Demokratike u rikthye në Apel pas vendimit të Gjykatës së Lartë me 27 dhjetor 2023. Në vendim, Kolegji i Gjykatës së Lartë vlerëson se Apeli nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes, nuk ka kuptuar natyrën e mosmarrëveshjes dhe ka interpretuar gabim normat dhe ligjin procedural.
Vula e PD-së prej 3 vitesh pretendohet se i takon Grupimit të Rithemelimit që drejtohet nga Sali Berisha. Ndërkohë Lulzim Basha, referuar regjistrimit të partive politike njihet si kryetari legjitim i PD-së, duke bërë kështu që vulën dhe logon e kësaj partie, ta kontrollojë ai dhe mbështetësit e tij, në atë që njihet si PD zyrtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



