E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Truproja i Nikollës që sot i nxori armën protestuesve
Lajme

Truproja i Nikollës që sot i nxori armën protestuesve

Si u katapultua në Gardën e Republikës

Euglen Benga është përfshirë në Gardën e Republikës në vitin 2014, kur erdhi nga Tepelena dhe u ‘katapultua’ me hapa të shpejtë duke u bërë personel sigurie në rangjet më të larta. Përpara se të ishte pjesë e sigurisë fizike të Lindita Nikollës, Benga ka qenë në të njëjtin funksion edhe me Gramoz Ruçin në kohën kur ky i fundit drejtonte Kuvendin.

Në radhët e Gardës, Benga njihet si person i afërt me shefin e këtij institucioni, Gramoz Sakon me të cilin koncidon të jenë edhe nga e njëjta zonë, ajo e Tepelenës, një arsye e kuptueshme thotë një burim, pse i janë besuar përgjegjësi të tilla.

Banorët pretenduan se gardisti ka qenë i armatosur dhe mandje nuk ka nguruar që të nxjerrë armën dhe ti kërcënojë në momentin që rruga ishte e bllokuar si formë demostrative për banesat që iu preken nga një projekt zhvillimor i zonës. Nga ana e efektivëve të policisë të pranishëm, nuk ka pasur ndërhyrje për këtë rast edhe pse banorët pretendojnë se janë kërcënuar nga Bengo.

Ky i fundit ka qenë në makinën e tij me bashkëshorten dhe fëmijën e tyre të mitur dhe po ktheheshin në banesën e tyre. Jo zyrtarisht nga ana e policisë pretendohet se Bengo është sulmuar në sy të fëmijës së mitur, por edhe nxjerrja e armës në sy të këtij të fundit, nuk do të është aspak e justifikueshme, për më tepër ka kryer veprim të kundraligjshëm. Ligji mbi Gardën e Republikës së Shqipërisë, për posedimin dhe përdorimi e armës së shërbimit.

Në nenin 25  të tij thotë se arma përdoret vetëm atëherë kur është absolutisht e domosdoshme dhe vetëm si mjet i fundit për të parandaluar ose neutralizuar veprimet e dhunshme të rrezikshme të personit me rrezikshmëri të lartë për jetën dhe shëndetin e tij dhe personave të tretë”.

Bengo nuk ishte në detyrë sepse ndryshe nuk do të gjendej në makinë me vajzën dhe bashkëshorten, tentoi të  kalonte teksa kishte mjete me shumicë që prisnin përfundimin e protestës dhe nuk ishte aspak i kërcënuar nëse do të tregonte durim si gjithë të tjerët. Arma çdo ditë e më tepër po provohet se përdoret nga ‘çunat’ e Gardës dhe Policësë si një mjet që i bën të ndjehen të pushtetshëm pavarësisht ligjit dhe në tejkalim të tij.

Sot Gjykata e Apelit dënoi një polic që vrau një të pafajshëm në mes të Tiranës. Është e kuptueshme, kur autoriteti humbet durimin, shkel ligjin, ose e ka mirë me shefin ose nuk e njeh rregulloren. Të dyja janë të pajustifikueshme për të qenë shoqërues i kreut të Kuvendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.