E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tryeza për zgjedhjen e presidentit/ Luçiano Boçi: Proces tallës, Alibeaj s’ka asnjë tagër!
Lajme

Tryeza për zgjedhjen e presidentit/ Luçiano Boçi: Proces tallës, Alibeaj s’ka asnjë tagër!

Rama do ta luajë finale me Cërrikun se nuk përballon dot Liverpool-in

Në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit të Rithemelimit, deputeti demokrat Luçiano Boçi ka reaguar pas tryezës së ditës së sotme mes PD dhe PS për zgjedhjen e presidentit.

1

Boçi u shpreh se Alibeaj nuk ka asnjë tagër për të përfaqësuar Partinë Demokratike në këtë proces, ndërsa e quajti këtë një tallje të radhës së kryeministrit Edi Rama.

“Për të mos u future më pas te drejta për të kryer negociatat. Kushtetuta përcakton që negociatat vazhdojnë në nivel politik. Ka përcaktuar raundet dhe këtu mbaron takim mes krerëve të grupeve parlamentare. Ka dhe një kontradiktë. Balla apo Gjiknuri janë të mandatuar nga PS, Alibeaj nuk ka asnjë lloj mandati nga PD apo grupi parlamentar.

Këto negociata për mua janë tallëse dhe nuk duhen konsideruar si të tilla. Pranimi që kemi kërkuar është sipas parimit kushtetues. Në këtë kontekst edhe rezoluta e miratuar në Këshillin Kombëtar paraqet këtë qëndrim të PD. Derisa lihet opsioni që do ketë raund të katërt dhe të pestë do të thotë që do rrëzohet kandidati i opozitës. Pse duhet të krijojmë një proces të tillë tallës. Qëllimi ynë ka qenë të bëjmë proces me dy drejtime për zgjedhjen e presidentit dhe bashkimin e PD.

Një emër që vjen jashtë proceseve kushtetuese nuk ka besimin. Na duhet një president i mirë por emri i mirë duhet të shkojë në harmoni me një proces kushtetues të mirë. Nuk mund të prevalojë emri mbi kushtetutën dhe as kushtetuta mbi emrin. Alibeaj nuk ka tagër të jetë përfaqësuesi i opozitës. Mund të jetë deputet i thjeshtë dhe e ka përfunduar misionin e tij si kryetar grupi. Negociatat për presidentit janë politike. Nuk bëhet fjalë për një reformë zgjedhorë.

Ndoshta Alibeaj mund të fshihet pas pozicionit të kryetarit të komanduar. Por këtë pozicion nuk ia pranon as Rama. Shkon dhe ulet në prehrin e Ballës. Meqenëse Rama i ka qejf krahasimet me futbollin. Është njësoj si Real ii Madridit të zgjidhte si kundërshtar në finale jo Liverpoolin por Turbinën e Cërrikut sepse nuk pranon të luajë kundër Salah se është non grata”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.