Tuneli i Skërficës që po rrjep shqiptarët Berberi i jep edhe 800 MLN lekë Salillarit

Tuneli i Skërficës u hap në verën e vitit 2022, në një ceremoni propaganduese ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ceremonia për hapjen e tunelit u zhvillua, por Kardhiq-Delvinë u ende nuk është përfunduar.

Vetëm Tuneli i Skërficës “Loti i 7 i rrugës Kardhiq-Delvinë, më saktësisht ndërtimi i tunelit të Skërficës, u ka kushtuar shqiptarëve rreth 20 milionë euro.

Autoritetit Rrugor Shqiptar shpalli tenderin për “Ndërtimi Loti 7 i aksit rrugor Kardhiq-Delvinë” u shpall në prill të vitit 2019, me fond limit 2.332.573.946 lekë të reja ose mbi 20 milionë euro.

Tenderi u përfundua në gusht të atij viti. Në garë morën pjesë 6 konkurrentë. Fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Gjoka Konstruksion” – “Cobial” – “Gr Albania” – “Geoportal”, me ofertë ekonomikë në vlerë 1.789.598.000 lekë të reja.

Dhe pasi ka kaluar një vit nga inaugurimi, Evis Berberi i ARRSH korr edhe një tjetër fond, për një tjetër oligark. Më datë 21 korrik ai ka firmosur tenderin me objekt ‘Mirëmbajtja e rrugës Kardhiq-Delvinë, Loti-7 (Tuneli), me fond limit 868 milionë lekë’. Për këtë projekt kanë paraqitur oferta 4 firma, por Beberi e kishte taksur për Pëllumb Salillarin, kështu që skuaklfikoi 3 ofertat e tjera dhe la vetëm ofertën e tij.

Edhe pse një tjetër kompani kishte ofertë më të lirë, Salillari u shpall fitues pa u zhvilluar një garë e mirëfilltë sikur e kërkon ligji për prokurimet. Kështu, tenderi ka marrë “Flamurin e Kuq” nga portali monitorues Open Data Albania.

Në dokument tregohet se Salillari do të përthith para përmes tunelit të Skërficës për 48 muaj në vazhdim, pra për katër vite leku letër. Ndërsa aksi Kardhiq-Delvinë vazhdon të ketë probleme, duke kujtuar se edhe vetë tuneli ka pësuar shembje disa herë, duke u përbërë rrezik për kalimtarët, si dhe duke na detyruar ne si taksapagues të paguajmë më shumë para. Sepse këto problematika ARRSH i ka zgjidhur me kontrata shtesë, duke i argumentuar si të papritura të dalë gjatë punimeve. Të paktën të vijë dita që ta gëzojmë pa frikë e me cilësi të lartë këtë aks rrugor.

Publikuar nga Publik Media