Turqi/ Aksidenti tragjik, humbin jetën 22 persona, mes tyre fëmijë
Rreth 19 persona, në mes të tyre edhe fëmijë, kanë humbur jetën pas një aksidenti të tmerrshëm automobilistik në Turqi.
Ngjarja ka ndodhur në provincën perëndimore turke, në zonën e Smirne, ndërsa nga aksidenti kanë mbetur edhe 11 persona të plagosur.
Lajmin e bën të ditur agjencia e shtypit “Anadolu”.
Sipas asaj që shkruhet në median turke të gjithë ishin emigrantë dhe udhëtonin brenda një kamioni të nisur nga Aydin drejt Smirne, kur mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një lumë.
Ende nuk dihet kombësia e viktimave, ndërsa 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



