Ministrja spanjolle Arancha Gonzales ngriti shqetësimin se qeveria turke po mban në Ankara një ngarkesë në anije me material mjeksore që duhet të vinte nga Kina drejt Spanjës që nga e shtuna e kaluar. Gonzales shtoi që qeveria turke ka vendosur sanksione në eksportet e paisjeve mjeksore në territorin e vet, më së shumti për shkak të shqetësimit për mundësitë e tyre për sistemin shëndetësor.
Kjo ngarkesë është e vlefshme sepse përmban 162 respiratorë, sipas medias spanjolle.
Doganat turke kapën anijen pas ndalesës së avionit që vinte nga Kina të shtunën e kaluar dhe sekuestruan respiratorët që Spanja i kërkon me urgjencë për të ndaluar rritjen e numrit të vdekjeve të përditshme nga covid-19.
Autoritetet spanjolle lajmëruan të premten se rregjistruan më shumë se 900 të vdekur nga epidemia në ditën e dytë, duke e cuar numrin e të vdekurve në 10,935 pasi regjistruan edhe 935 të vdekur në 24 orë dhe numrin e të infektuarve në 117,710, duke u kthyer në shtetin e dytë pas SHBA.
Ndërsa në Turqi, ministri i shëndetësisë lajmëroi se numri i vdekjeve u rrit nga 69 në 425 të premten, ndërkohë që numri I rasteve të konfirmuara u rrit nga 2,786 në 20,921. Ai tha se një ditë më parë u kryen 16,160 teste duke e cuar numrin e tyre të përgjithshëm në 141,716 teste.



