TYM E FLAKË NË ELBASAN DHE BERAT, PROTESTUESIT NDEZIN GOMAT NË MES TË RRUGËS
Është tensionuar situata në këto momente në protestën e opozitës në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan.
Militantët e opozitës kanë ndezur gomat në mes të rrugës duke shkaktuar edhe më tepër kaos.
Ata vazhdojnë të bllokojnë rrugën, ndërkohë që brohorasin kundër kryeministrit Edi Rama dhe në duar mbajnë pankarta.
Në protestë ndodhen edhe forca policies të cilat po mundojnë të mbajnë nën kontroll situatën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







