U arratis dje nga spitali i Durrësit, çfarë thonë familjarët për Altin Ndocin
Policia ka intensifikuar kontrollet për kapjen e Altin Ndocit, duke shtrirë operacionet në disa zona të ndryshme të Tiranës, përfshirë Astirin, Don Boskon, Selitën dhe lagje të tjera të konsideruara si pika të mundshme kalimi apo strehimi.
Në kuadër të kontrolleve është ushtruar edhe banesa e tij në Yzberisht, por familjarët kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e Ndocit. Për shkak të lidhjes direkte me Durrësin, kontrolle janë zhvilluar edhe në aksin e Ndroqit, i cili konsiderohet një nga rrugët alternative të hyrje-daljes drejt kryeqytetit.
Sipas të dhënave paraprake hetimore, pasi është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, Ndoci është arratisur me një automjet tip “Audi A7”. Fillimisht ai ka lëvizur në drejtim të zonës së Spitallës, më pas është shfaqur në Shënavlash, ka vijuar lëvizjen në autostradë dhe dyshohet se më pas ka hyrë në territorin e Tiranës.
Autoritetet vijojnë kërkimet intensive, ndërsa po analizohen kamerat e sigurisë dhe çdo informacion që mund të çojë në lokalizimin dhe kapjen e tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



