U arrestua gjatë protestës, Gjykata liron Klevis Balliun dhe tre të tjerët
Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për Klevis Balliun dhe tre të arrestuarit e tjerë, Seit Hajdarasi, Elton skenderi dhe Lulzim Marqinaj.
***
Klevis Balliu ka dalë sot para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, i cili u ndalua dy ditë më parë gjatë një proteste në Unazën e Re.
Bashkë me Balliun kanë dalë para gjykatës edhe 3 qytetarë të tjerë, të cilët njëjtë si ish-deputetit do të njihen sot me masën e sigurisë.
Jashtë ambienteve të gjykatës është duke u pritur vendimi, ndërsa janë mbledhur banorë dhe ish-deputeti të PD në mbështetje të tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



