E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U arrestua në Paskuqan me 1 kg kokainë në makinë, policia jep detaje! Sekuestrohen “arsenal”  thikash dhe një automjet
Publik News

U arrestua në Paskuqan me 1 kg kokainë në makinë, policia jep detaje! Sekuestrohen “arsenal” thikash dhe një automjet

Detaje të reja dalin nga arrestimi i një 44-vjeçari në Paskuqan pasi iu gjet 1 kg kokainë brenda makinës. Policia njofton se në pranga është vendosur Haxhi Mykaj.

Operacioni u zhvillua nga policia e Tiranës ku në rrugën “Azem Galica” në Paskuqan, ndaluan një automjet për kontroll.

Efektivët civilë gjetën një pako me 1.32 kg kokainë dhe 39 thika në automjet. Policia sekuestroi dhe makinën në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Chivas Regal” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta. Sekuestrohen 1 kg e 32 gram me lëndë narkotike kokainë, 39 thika dhe 1 automjet, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, si dhe për parandalimin e veprimtarisë së paligjshme të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Chivas Regal” në kuadër të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-Haxhi Mykaj., 44 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Azem Galica” Paskuqan, pasi gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi prej 1 kg e 32 gramë kokainë dhe 39 thika. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.