E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptarë”- Mjeku Edvin Prifti në gjyq komenton shumat e parave që iu gjetën në shtëpi e zyrë
Publik News

“U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptarë”- Mjeku Edvin Prifti në gjyq komenton shumat e parave që iu gjetën në shtëpi e zyrë

Pas kontrolleve në shtëpi mjekut iu zbuluan rreth 200 mijë euro dhe 130 milionë lekë. Ndërsa në zyrë janë gjetur 50 mijë euro si dhe 30 milionë lekë.

Por në seancën gjyqësore ku pritet të njihet me vendimin e gjykatës, nëse do të pranohet apo jo kërkesa e Prokurorisë për ta burgosur mjekun, ai ka deklaruar se nuk ka fshehur asgjë.

“Ngrita besimin, duke drejtuar kardio-kirurgjinë. S’kam fshehur asnjë gjë, punoj në spital privat dhe në shtet. Kam pasur të ardhura shumë të mira në Itali. Kam mbaruar me medalje ari në Itali, specializim në Siena dhe La Sapienca diplomimin si specialist në kardiokirurgji, punova në San Kamilo, doktoraturë La Sapienca. U befasova nga Prokuroria që kërkoi burg, kam operuar mijëra shqiptar”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.