E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U braktis nga nëna mes shkurreve, ja ku u gjet foshnja 2-muajshe në Golem
Lajme

U braktis nga nëna mes shkurreve, ja ku u gjet foshnja 2-muajshe në Golem

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u gjet foshnja rreth 2 muajshe, që ishte braktisur nga nëna e saj. Foshnja, fatmirësisht ësjtëbnë gjendje të mirë shëndetësore, është gjetur përtokë afër shkurreve, ndërsa ishte mbledhur me një batanije.

Ishte një kalimtar i rastit ai që pikasi vogëlushen, ndërsa me shpejtësi e transportoi atë në spitalin e Durrësit. Ndërkohë, autoritetet e spitalit, pasi u njohën me rastin, njoftuan policinë, e cila u vu në lëvizje.

Pas hetimeve u identifikua nëna e foshnjës, ndërsa bëhet fjalë për 22-vjeçaren me inicialet D. S., banuese në Durrës, e cila është shpallur në kërkim. Nuk dihen motivet që e shtynë të renë që të ndërmerrte aktin ekstrem, për të braktisur foshnjën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.