E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dëmtua në stërvitje, Barcelona sqaron gjendjen e Ousmane Dembele
Publik News

U dëmtua në stërvitje, Barcelona sqaron gjendjen e Ousmane Dembele

Tashmë lindin të tjera pikëpyetje mbi gjendjen fizike të sulmuesit të “blaugranave”, i cili vazhdon të qëndrojë më shumë jashtë se brenda fushave të blerta.

Përballë këtij alarmi, për shkak të gjendjes fizike të francezit, Barcelona ka qenë e detyruar të lëshojë një deklaratë zyrtare mjekësore:

“Gjatë stërvitjes së kësaj të hëne, Dembele ka patur një shqetësim në kofshën e djathtë si rezultat i lodhjes së muskujve. Lojtari do të vazhdojë punën e tij të rimëkëmbjes”.

Pra, klubi nuk flet për dëmtim serioz, por thjesht për “siklet” dhe “lodhje të muskujve”.

Ousmane Dembele u dëmtua më 27 nëntor, në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit, në “Camp Nou, dhe shërbimet mjekësore të Barçës konfirmuan se do të trajtohej në infermieri rreth 10 javë.

Për t’u rikthyer sa më shpejt në fushat e lojës, Dembele udhëtoi për në Doha (Katar) për të kryer një trajtim të specializuar në Spitalin Aspetar, më pas mbylli ciklin e shërimit në Qendrën Sportive Joan Gamper, derisa u ndjeu “sikletin” e radhës në seancën e fundit stërvitore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.