U dhunua para televizionit, gazetari paralajmëron: Kush i ka lëshuar qentë, do t’i tr*dh vetë
Pak ditë më parë, gazetari Ismet Drishti u sulmua nga një grup prej më shumë se 10 personash, të cilët nuk janë ndaluar ende edhe pse janë identifikuar. Në njoftimin e policisë thuhet se Drishti është sulmuar nga një 15-vjeçar, i cili nuk është ndaluar ende.
Vetë Drishti e ka hedhur poshtë deklaratën e policisë duke thënë se autori i sulmit nuk ishte i mitur.
“Deklarata e policisë thotë se Ismet Drishti është sulmuar nga një i mitur, por kush qenka ky që s’kapet, s’është as Balili as Shullazi”, ka thënë ai në një interviatë për ‘TCH’.
Më tej gazetari i njohur thotë se kohë më parë televizioni i tij është sulmuar sërish nga disa grabitës të cilët nuk janë ndaluar ende nga policia dhe se nëse ata nuk dalin para drejtësisë atëherë do të bëjë vetëgjyqësi.
“Në rastin e parë i kam lënë si kam vënë gishtin askujt, por nuk është zbardhur, por kjo deklaratë e policisë në rastin e dytë më bën të mendoj se këtu dikush ka dorë. S’kam apel, vetëm ta dijë se kush i ka lëshuar qentë do t’i tredh vetë, u bo hera e dytë”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



