E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U divorcua se e tradhtonte burrin, nëna nuk takon dot tre fëmijët e saj
Lajme

U divorcua se e tradhtonte burrin, nëna nuk takon dot tre fëmijët e saj

Një nënë nga Kruja kërkon të takojë fëmijët e saj të cilët prej dy vitesh jetojnë me ish-bashkëshortin.

Gruaja është martuar shumë e re në moshën 16-vjeçare.

Martesa u bë në vitin 1997, asokohe çifti u njoh me shkuesi. Nga kjo lidhje erdhën në jetë tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë. Jetesa e çiftit sëbashku me prindërit e bashkëshortit sipas gruas, nuk ka qënë e lehtë.

Nëna e tre fëmijëve shpeshherë ka patur debate me vjehrrën. Por sipas saj, shkak i divorcit ka qënë një telefon të cilin gruaja e ka gjetur rastësisht teksa përshkronte rrugën. Pas debateve të shumta dhe dyshimeve, burri vendosi të lërë bashkëshorten. Në 2016 çifti u nda, por nëna asokohe nuk kishte as të ardhura ekonomike dhe as një strehë ku të qëndronte, ndaj me vendim gjykate bashkëshoti mori kujdestarinë e tre fëmijëve.

38-vjeçarja nuk ka arritur të paguajë pensionin ushqimor, frika e saj është se edhe nëse do shlyente detyrimet ushqimore ajo sërisht nuk do të takonte fëmijët e saj. Sipas gruas, ish-bashkëshorti i cili është rimartuar sërish sëbashku me familjarët e tij ushtrojnë presion që fëmijët mos ta takojnë atë. E dëshpëruar ajo kërkon një zgjidhje pasi nëse dy djemtë ka arritur t’i shohë , vajzën që është dhe fëmija më i vogël ka dy vjet që nuk e sheh.

Në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” gruaja u përball me ish-bashkëshortin, i cili i plasi në fytyrë faktin se fëmijët nuk duan ta takojnë për shkak se ajo e ka tradhtuar. “E ke pranuar në gjykatë ti, e ke pranuar para vëllait tënd dhe tre fëmijëve tradhtinë”,-iu hakërrye ish-bashkëshorti.

“Unë dua t’i takoj por nuk më lënë”, tha 38-vjeçarja.

TELEFONATA E ISH-BASHKËSHORTIT

Kanë 2 vite që nuk takohen me nënën e tyre fëmijët zotëri, përse?

Ish-bashkëshorti: Kush tha që kanë dëshirë ta takojnë?
Djali tha…
Ish-bashkëshorti: Ai tha për dëshirën e tij. Motra dhe vëllai ia kanë shprehur në fytyre asaj deri sa morën vesh ngjarjen

Çfarë ngjarje?

Ish-bashkëshorti: Ajo e ka pranuar në sallë të gjyqit tradhtinë bashkëshortore edhe në sy të vëllait dhe përballë tre fëmijëve.

Një bashkëshort ndahet, nuk mund të ndëshkohet me kujdestarinë e fëmijëve…

Ish-bashkëshorti: Ti detyroj unë tani fëmijët? Ju keni psikologë, dera ime është e hapur ejani dhe pyeteni nëse pranojnë ta takojnë apo jo.

Edhe ju keni pasur një lidhje tjetër nga e cila prisni një fëmijë…

Ish-bashkëshorti: Unë jam ndarë me këtë në 20 gusht 2016 dhe më më 9 prill 2017 kam krijuar lidhje tjetër

A jeni gati që vajzën dhe djalin ta çoni në zyrë përmbarimore të takojnë nënën?

Ish-bashkëshorti: Pa dëshirë si mund ti dërgoj?

Po, pa dëshirë se është vendim gjykate

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.