E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dogjën 10 ha pyll në Malin e Tomorit, policia arreston dy persona
Publik News

U dogjën 10 ha pyll në Malin e Tomorit, policia arreston dy persona

Policia thotë se pas marrjes së njoftimit se në këtë zonë ka rënë një zjarr, kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur arrestimin e dy personave.

“Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyll me pisha”, thotë policia.

Njoftimi i plotë i policisë

Ndezën zjarr në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit, Policia vë pranga 2 shtetas dhe procedon penalisht 3 shtetas të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Poliçan, pas njoftimit të marrë se në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit kishte rënë zjarr, i cili kishte dalë nga kontrolli, duke avancuar dhe duke përfshirë sipërfaqe të madhe me pisha, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë identifikuar dhe vënë në pranga autorët e zjarrvënies, shtetasit B. M., 50 vjeç dhe E. T., 32 vjeç, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasit B. C., 41 vjeç, F. M., 44 vjeç dhe P. Sh., 30 vjeç, të gjithë banues në Lybeshë, Poliçan.

Këta shtetas kanë ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale në Malin e Tomorit. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe prej 10 ha pyllë me pisha.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat apelon për të gjithë banorët dhe për barinjtë që në asnjë rast të mos ndezin zjarr dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.