E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U etiketua anëtarësia e PD si ‘llum’? Reagon selia blu pas deklaratave të Flamur Nokës: Kjo fjalë është përdorur për ata që mbushën xhepat me para në qeverisjen e PD-së
Publik News

U etiketua anëtarësia e PD si ‘llum’? Reagon selia blu pas deklaratave të Flamur Nokës: Kjo fjalë është përdorur për ata që mbushën xhepat me para në qeverisjen e PD-së

Partia Demokratike ka reaguar ndaj deputetit Flamur Noka i cili akuzoi liderin e demokratëve Lulzim Basha që në mbledhjen e Kryesisë

Këtë deklaratë Noka e bëri për mediat jashtë selisë së PD, pas takimit të grupit parlamentar demokrat.

Ndërkohë në një reagim për mediat zyra e shtypit e PD, thotë se kjo është një shtrembërim i të vërtetës që është diskutuar në mbledhjen e Kryesisë.

“Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personale dhe të pushtetit të Ramës”, thuhet në reagim.

REAGIMI I PLOTE I PD: 

Përpjekje të dëshpëruara dhe, fatkeqësisht, jo për herë të parë për të shtrembëruar të vërtetën e diskutimit në mbledhje.

Për asnjë moment, anëtarësia e PD nuk është etiketuar me fjalen llum. Kjo fjalë është përdorur për ata të cilët në qeverisjen e PD kanë mbushur xhepat me paratë e korrupsionit dhe sot, në partneritet me Edi Ramën dhe njerëzit e tij, duan të përdorin anëtarësinë e PD për interesat e tyre personalë dhe të pushtetit të Ramës.

Anëtarësia e PD, militantët e saj të nderuar kanë sfiduar çdo regjim deri më sot, nga ai komunist te ky i fundit Rama- Doshi-Rakipi dhe nuk manipulohet nga asnjë lloj manipulimi që bëhet për llogari të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.