U gjet e pajetë në banesë sapo doli nga spitali, detaje të reja nga vdekja e 46-vjeçares në Pogradec
POGRADEC- Detaje të reja janë zbardhur ditën e sotme lidhur me vdekjen e 46-vjeçares ndodhur një natë më parë në Pogradec.
Sipas informacioneve bëhet me dije se viktima A.H mësohet se ka ndërruar jetë në banesë pas kthimit nga spitali ku ka shkuar për ndihmë mjekësore.
Deri më tani bëhet me dije se viktima vuante nga ankthi dhe çështje të shëndetit mendor dhe është paraqitur për qetësues në urgjencën e spitalit.
Dyshimet e para janë për arrest kardiak, ndërsa familjarët nuk kanë shfaqur pretendime në polici për sa i përket mjekëve apo kujdesit të treguar ndaj viktimës.
Edhe pse përgjigja e autopsisë ende nuk është zbardhur ka qenë policia ajo që ka vendosur të çonte në morg trupin e të ndjerës për të kryer autopsinë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



