E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet i pajetë brenda një makine në Vlorë
Publik News

U gjet i pajetë brenda një makine në Vlorë

Personi dyshohet që personi i pajetë të ketë pësuar infarkt. Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të saj. Viktima mësohet se është gjetur brenda një makine ngjyrë gri.

Blutë e Vlorës në njoftimin paraprak mbi ngjarjen tha se shtetasi E. L., 45 vjeç është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete. Vlorë/ Informacion paraprak Sot, rreth orës 10:50, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, është gjetur në mjetin e tij nga familjarët, pa shenja jete shtetasi E. L., 45 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

***
45-vjeçari që u gjet i vdekur sot në makinën e tij në Vlorë, është vëllai i ish-gjyqtarit Artan Lazaj.

Lazaj ka qenë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës dhe është shkarkuar nga të dy shkallët e vettingut.

Artan Lazaj u shkarkua nga vetting më 11 Korrik 2018, por sipas tij ai vendim ishte i padrejtë dhe ai kërkoi rikthimin në detyrë pranë Kolegjit të Apelimit, por që nuk iu pranua.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.