E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U gjet i vdekur në një kanal në Fushë-Krujë, 34-vjeçari Indrit Ndoj u arrestua një vit më parë
Publik News

U gjet i vdekur në një kanal në Fushë-Krujë, 34-vjeçari Indrit Ndoj u arrestua një vit më parë

Familjarët e Indrit Ndoj janë terrorizuar teksa janë përballur me trupin e pajetë të 34-vjeçarit në kanal. Ata e gjetën në një kanal anës rrugës teksa ishin duke shkuar për në punë. Rastësisht ata kanë parë familjarin e tyre në kanal me një plagë plumbi në këmbë.

Indriti dhe familja e tij nuk raportohet të kenë konflikte me njeri.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhru gjatë natës pasi i riu banonte në një shtëpi në fshatin Hasan i vetëm ndërsa familja në një banesë në lagjen Bakushe Visha.

Para një viti ai u arrestua bashkë me një person duke transportuar 19 klandestinë kundrejt pagesë.

“Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volvo” dhe “Ford” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:-Enea. Babasi, 26 vjeç dhe Indrit Ndoj, 33 vjeç, banues në Fushë Krujë.Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimetePolicisë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës”, njoftonte policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.