U godit 31 herë me thikë nga burri i saj, në trup dhe kokë
Personi që shikoni në foton e mësipërme është Irvana Medinaj, nëna e dy fëmijëve që u godit barbarisht me thikë mbrëmjen e djeshme në Fier, nga bashkëshorti i saj i cili tanimë është në arrati.
Pas një konflikti të çastit me bashkëshortin e saj, 29 vjeçarin Demokrat Medinaj. Dyshohet se ky i fundit vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Mësohet se ngjarja makabre ndodhi në prani të famijarëve, të cilët kanë telefonuar 127 dhe kanë kërkuar ndihmë sepse kishin një person të plagosur në shtëpi, duke tentuar të fshihin krimin e bërë nga djali i tyre.
28 vjeçarja Irvana Medinaj është qëlluar barbarisht me thikë, 31 herë në kokë dhe trup, derisa ka ndërruar jetë.
Për këtë ngjarje, stafi i Spitalit Rajonal të Fierit informoi Policinë, pas dyshimeve se bëhej fjalë për një vrasje dhe jo plagosje. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekspertët kanë konstatuar se nëna e dy fëmijëve ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



