E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“U kap me produkte të skaduara e pa licencë”, AKU gjobit me 15 milionë lekë CONAD
Lajme

“U kap me produkte të skaduara e pa licencë”, AKU gjobit me 15 milionë lekë CONAD

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka gjobitur me 15 milionë lekë rrjetin e supermarketeve CONAD pasi thuhet se janë gjetur produkte jashtë afatit të përdorimit.

Nga natyra që kanë produktet, dallohen që janë të marketit në fjalë. Në një prej tyre madje lexohet edhe emri Conad.

Thuhet që dosja.al, nëpërmjet burimeve të saj aludon se këto produkte janë jashtë afatit të përdorimit.

Ndërkohë, AKU, ka bërë edhe një njoftim publik ku njofton se gjatë “kontrollit konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë,  kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie. Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.”

Njoftimi i plotë:

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon punën per kontrollin zyrtar të përmbushjes së kerkesave ligjore për sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve te Biznesit Ushqimor.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt licensuar per tregtimin e produkteve ushqimore, pjesë e një rrjeti të njohur marketesh në vend, insopektoret e Drejtorise Rajonale të AKU të qarkut Tiranë konstatuan se subjekti nuk dispononte licencën përkatëse për kategorinë e aktivitetit dhe vendin ku e ushtron atë,  kishte mangësi në etiketimet e produkteve dhe nuk dispononte një sistem funksional gjurmueshmerie.

Gjithashtu, inspektorët konstatuar se disa produkte si sallam, proshutë dhe salmon tregtoheshin jashtë afatit të përdorimit.

Në përfundim të kontrollit zyrtar, ndaj subjektit u morën këto masa:

Masë administrative “Gjobë” me  vlerë 300,000 (treqind mijë) lekë për nxjerrje në treg të ushqimeve përtej afatit të përdorimit,

Masë administrative “Gjobë” me vlerë 200,000 (dyqind mijë) lekë, për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Masë administrative “Gjobë” me vlerë 1,000,000 (një milion) lekë, për mungesë të licencimit për kategorinë II.1.B (licenca për veprimtaritë me kodin II.1.B kërkohet për çdo vend të ushtrimit të veprimtarisë së shitjes dhe ka të bëje me kritere të posacme si: përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë dhe mjediseve me standardet e shërbimit),

Masë administrative “Bllokim” për produktet të cilat ishin jashtë afatit të përdorimit sebashku me detyrimin e subjektit për asgjesimin e tyre sipas procedurës të përaktuar nga ligji dhe njoftimin e AKU per te siguruar prezencen e inspektoreve të saj në procesin e asgjesimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.