U KËRKUA ÇREGJISTRIMI I BINDJES DEMOKRATIKE NGA ZGJEDHJET, REAGON PATOZI: BASHA ËSHTË ANGAZHUAR SERIOZISHT NË BETEJËN KUNDËR BD
Kreu i Bindjes Demokartike, Astirt Patozi, ka reaguar pas kërkesës së partisë PBDSH për çrregjistrimin e BD nga zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas Patozit Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër Bindjes Demokratike, duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.
‘Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.
Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord’, shkruan Patozi.
Postimi i plotë:
PATOZI REAGON PAS KËRKESËS SË NJË PARTIE FANTAZËM PËR ÇREGJISTRIMIN E “BINDJES” NGA ZGJEDHJET
Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje.
Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, për Lulzim Bashën kundërshtar është BINDJA DEMOKRATIKE, pasi, me sa duket, atë e shikon si rrezik për karriken e tij.
Përdorimi i disa klubeve me maska për të shantazhuar BINDJEN DEMOKRATIKE, që ajo të shmanget nga gara, do të dështojnë ashtu siç dështoi edhe fushata qesharake e gjetjes së nënshkrimeve të parregullta, të cilat u mblodhën në një kohë rekord.
BINDJA DEMOKRATIKE vazhdon t’i qëndrojë vendimit të saj për të garuar në çdo bashki të vendit, përveç atyre ku mund të rikandidojnë bashkiakë të djathtë në detyrë ose kandidatë të pavarur.
Ajo është në një aleancë të gjerë me demokratët shqiptarë në gjithë vendin, përveç Lulzim Bashës, i cili ndjehet më i kërcënuar nga BINDJA, se sa nga Edi Rama
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



